Në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet rreth gjysmë ore

rafiku në rrugët shtetërore është intensiv, ndërsa në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc pritet nga 15 deri 30 minuta.

Marketing

Siç informon LAMM, në vendkalimet tjera kufitare, në anën e vendit, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Edhe pse rrugët janë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing