Në Bruksel takimi i 14-të i Këshillit për stabilizim dhe asociim të Maqedonisë dhe BE-së

Këshilli për stabilizim dhe asociim i Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian sot në Bruksel do ta mbajnë takimin e 14-të.

Në takim pritet të shqyrtohen tema për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe BE-së në suaza të Marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, prëgatitjet dhe sfidat të cialt dalin nga korniza e përkohshme për fillim të negociatave, të cilën kohë më parë e miratoi Këshilli i BE-së, si dhe tema të tjera lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë.

Me takimin e sivjetmë do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe nënkryetare e Komisionit evropian, Federika Mogerini, ndërkaq në delegacionin e BE-së është edhe eeurokomisari për zgjerim, Johanes Han. Bashkëkryesues do të jetë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla DImitrov, ndërsa do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bujar osmani.

Këshilli për stabilizim dhe asociim mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, si formë më elartë e bashkëpunimit institucional mes dy palëve, mban mbledhje vjetore.

Takimi i parë u mbajt më 14 shtator të vitit 2014. Takimet, tradicionalisht mbahen në Bruksel.