Në Burgun e Idrizovës po përgatitet bllok i ri me kushtet të veçanta – vëzhgim dhe punë me psikologë dhe psikiatër, për luftëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS) ose organizatave tjera të cilat cilësohen si terroriste, njofton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që institucionet e Maqedonisë i pritëm shtatë luftëtarë nga Maqedonia të cilët janë arrestuar në Siri dhe Irak. Të njëjtit janë dërguar në Burgun në Shutkë ku nuk ka pasur kushte të veçanta dhe programe për risocializim të personave të dyshuar.

“Po mendohet që në njëfarë mënyre të vendoset edhe person fetar i cili do të punojë me të burgosurit, por për atë fillimisht duhet që të mbledhim përvoja nga vendet ku është praktikuar kjo. Më pas, do të dërgojmë në persona fetar të cilët do të marrin përvojë. Duke e pasur parasysh se të burgosurit e tillë kthehen nga zonat e përfshira në luftë dhe i bartin të gjitha traumat paraqitet edhe nevoja që gjatë mbajtjes së dënimit nga ana e psikologëve profesionist të ketë vëzhgim të përforcuar dhe punë”, thotë për TV24, zëvendës koordinatori nacional për luftë kundër terrorizmit, Zllatko Apostollovski.

Ai thotë se një ndër qëllimet kryesore të komitetit, detyra e të cilit është lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, është integrimi i të luftëtarëve, pasi që ta mbarojnëdënimin.