Në celular në muaj flasim nga 3,5 orë, në telefon fiks nga gjysmë ore

Sipas të dhënave më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike, në tre muajt e parë të këtij viti përmes celularit janë realizuar 1.338.211.097 minuta bisedë ose mesatarisht secili prej parapaguesve ka folur nga 702 minuta ose 11,7 orë. Në rrjetet e shteteve të huaja janë realizuar 3.475.486 minuta biseda.

Marketing

Në kuartalin e parë të këtij viti në shtet janë evidentuar 1.897.408 parapagues aktivë në telefoninë celulare, gjegjësisht 23.605 më pak në krahasim me kuartalin e fundit vitin e kaluar.

Sipas AKE-së në kuartalin e parë ka pasur 784.055 parapagues rezidencial pripejd, 849.936 postpejd si edhe 263.417 parapagues afaristë postpejd.

Qasje në internet me vëllim të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular, sipas të dhënave të trupit rregullator në kuartalin e parë të këtij viti kanë pasur 1.346 214 parapagues.

Në numrin e përgjithshëm të parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në kuartalin e parë pjesëmarrje më të madhe ka A1 Maqedoni deri në 49,87 për qind, më pas pason Telekomi i Maqedonisë me 47,31 për qind ndërsa në operatorët Lajka mobajl dhe Robi bien 1,96 gjegjësisht 0,87 për qind e parapaguesve.

Pjesëmarrja e operatorëve në të ardhurat nga sigurimi i shërbimeve komunikuese celulare në nivel të shitjes me pakicë në kuartalin e parë të këtij viti është tek Telekomi i Maqedonisë pjesëmarrja e së cilit është 50,65 për qind, ndërsa A1 Maqedoni është me pjesëmarrje prej 48,04 për qind, Lajka mobajl 0,55 për qind, ndërsa robi 0,76 për qind.

Nga numri i përgjithshëm i parapaguesve të qasjes në internet me përfshirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular (2G/3G/4G/) në tre muajt e parë të këtij viti pjesëmarrje më të madhe ka A1 Maqedoni, 50,33 për qind, pason Telekomi i Maqedonisë 47,35 për qind ndërsa Lajka mobajl dhe Robi kanë nga 1,10 për qind, gjegjësisht 1,22 për qind.

Sipas të dhënave për gjendjen në tregun e komunikimeve elektronike në kuartalin e parë të këtij viti në shtet janë regjistruar 402.540 linja fikse, 2.086 më shumë në krahasim me kuartalin e fundit vitin e kaluar kur ka pasur 40.454 linja të tilla.

Në janar, shkurt dhe mars të këtij viti qytetarët e Maqedonisë përmes linjave fikse kanë realizuar 39.001.409 minuta bisedë, prej të cilave ndaj rrjeteve në shtete të huaja 894.685 minuta. Në rrjetin fiks të tyre qytetarët e Maqedonisë së Veriut në tre muajt e parë të këtij viti kanë realizuar 18.124.336 minuta biseda, në rrjetin e tyre celular 6.601.785, ndaj rrjeteve të tjera në vend 8.597.155 ndërsa ndaj rrjeteve celulare në vend 4.783.448.

Me 53,70 për qind Telekomi i Maqedonisë edhe më tej është ofruesi më i madh i shërbimeve me linja fikse telefonike, pas së cilit pasojnë A1 Maqedoni me 37,77, pastaj operatorët Robi me 5,20 për qind, Neotel me 2,61 për qind dhe Inftel net plus me 0,72 për qind.

Marketing