Në çështjen ndaj migrantëve, BE-ja përkrah qasjen hungareze

Tash e një kohë ka qenë e ditur se blloku në tërësi, nuk dëshiron të paraqesë veten si vend për refugjatë, mirëpo në javën e kaluar ai ka vënë theksin te një pjesë e mesazhit kundrejt atyre që kanë dëshiruar të hyjnë brenda: Ju nuk do të kaloni muret.

Marketing

Shumë njerëz, me të cilët kam biseduar në Bruksel, kanë folur për dy fotografi që kanë përcaktuar disa momentume të vitit 2015 për Bashkimin Evropian, shkruan REL.

E para është e Alan Kurdit, kurdit sirian 3-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit është parë në brigjet e Turqisë, pasi familja e tij ka tentuar të kalojë Detin Egje, me shpresën e arritjes në ishullin grek, Kos. Kjo fotografi pati shtyrë shumë qeveri në Evropë që të hapin kufijtë dhe të mirëpresin refugjatët, kryesisht nga Siria.

Madje zëdhënësi i Komisionit Evropian nuk ka qenë në gjendje të komentojë apo të dënojë incidentet, kur është pyetur për pamjet e fundit që tregojnë dhunën e zyrtarëve grekë dhe përdorimin e plumbave të gomës.

“Një Evropë që mbron”, është slogani i ri i kryeqytetit evropian.

Shumë njerëz natyrisht kanë thënë se personat që po synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian nuk janë nga provinca Idlib e Sirisë, por nga Afganistani, Irani apo edhe Maroku.

Megjithatë, blloku evropian nuk ka qenë shumë i interesuar që të kuptojë nëse këta njerëz janë azilkërkues të vërtetë para kufijve të tyre.

Vetëm dy shtete, Finlanda dhe Luksemburgu kanë treguar gatishmëri për të strehuar të miturit e pashoqëruar.

Brukseli në anën tjetër ka ndarë edhe për shumë para për Frontex-in, bashkë me 700 milionë euro shtesë për Greqinë, si shenjë mbështetjeje për menaxhimin e kufirit dhe migrimit.

Fundja, janë marrëdhëniet me Turqinë që konsiderohen çelës sikurse herët tjera. Të dy palët, ministrat për Punë të Brendshme dhe ata për Çështje të Huaja në BE, janë pajtuar javën e kaluar në deklaratat se “kundërshtojnë ashpër qasjen e Turqisë për përdorimin e presionit të migrimit për qëllime politike”.

Disa prej tyre ndoshta do të dëshironin të ishin edhe më të ashpër, duke marrë parasysh aktivitetet e Ankarasë për shpim në det të hapur, furnizimin me armë në Libi dhe marrëdhëniet e afërta me Moskën.

Marketing