Në cilët vende të Ballkanit ka rritje të infektimeve me koronavirus

Në rajonin e Evropës Juglindore po vijon rritja e numrit të rasteve të të infektuarëve me koronavirus.

Marketing

Me nga mbi 200 raste gjatë 24 orëve të fundit janë përballur Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina. Numër rekord është regjistruar edhe në Slloveni, përcjell INA.

Në Serbi nga 6661testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 73 raste pozitive me koronavirus, ndërsa një person ka ndërruar jetë.

Në Bosnjë Hercegovinë nga 1223 testime, 226 kanë dal pozitiv dhe 10 vdekje.

Në Kroaci gjatë 24 orëve janë regjistruar 333 raste të reja nga 4793 testime të kryera. Shtatë pacientë kanë ndërruar jetë.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 225 raste të reja, 6 pacientë kanë ndërruar jetë. Këto të dhëna dalin nga mbi 1600 testime të kryera.

Edhe në Shqipëri ka pasur shumë raste të reja në krahasim me ditët e kaluara. Janë regjistruar 159 raste pozitive nga 1085 testime të kryera. Një pacient ka rezultuar i vdekur.

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 42 raste, por nga 645 testime të kryera. Nuk janë regjistruar të vdekur.

Marketing