Në decentralizimin fiskal do të marrin pjesë vetëm komunat shembullore financiare

Në decentralizimin fiskal do të marrin pjesë vetëm ato komuna që i përmbushin detyrimet e tyre fiskale, përkatësisht ato komuna që i mbledhin taksat dhe nuk bëjnë shpenzime të pajustifikuara, deklaroi sot Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në pyetjen decentralizimit fiskal të paralajmëruar të komunave.

Marketing

Shilegov tha se ky është sistem për të cilin janë përkushtuar edhe Qeveria, por edhe BNJVL-ja dhe që ai e mbështet, sepse, sipas tij, nuk është e saktë që qytetarët në komuna të caktuara të jenë borxhlinj nga njëra anë, ndërsa ndonjë komunë tjetër të mos i kryej funksionet themelore të mbledhjes së tatimit të pronës dhe për atë llogari të jetë i ngarkuar ndonjë buxhet tjetër shtetëror ose komunal.

“Që nga viti 2005, kur filloi ky sistem i vetëqeverisjes lokale, deri më tani, ne kemi mbledhur përvojë të mjaftueshme për t’i bërë krahasimet dhe për t’i përcaktuar edhe të mirat dhe të këqijat e ekzistencës së një sistemi të tillë dhe komunave me kompetenca të tilla që kemi. Kjo është arsyeja pse ne e filluam procesin e zbatimit, duke përfshirë decentralizimin fiskal, jo vetëm institucional, do të thotë këto janë dy procese që duhet të shkojnë paralelisht, institucionalja për ta ndjekur decentralizimin fiskal, tha Shilegov në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të një pyetjeje gazetari.

Ai theksoi se mendimi i BNJVL-së dhe Qeverisë është që duhet të krijohet një sistem i shpërblimit fiskal të komunave të disiplinuara.

I pyetur në lidhje me rritjen e paralajmëruar të të ardhurave komunale, Shilegov tha se është planifikimi i buxhetit dhe një masë e të ardhurave të vitit të kaluar.

“Nëse ju vitin e kaluar keni pasur të ardhura prej 100, mund të planifikoni këtë vit buxhet që është 50 për qind më i lartë. Mënyra se si e organizoni buxhetin është punë e kryetarit dhe shërbimeve në komuna dhe nuk është ideja të krijohen buxhete joreale, por që të mundet ndërhyrje të mundshme fiskale ose të ardhura që janë më të larta së mund të përfshihen, përndryshe do ta kishim atë mekanizëm të mos mundeni ta krijonit buxhetin. Pikërisht kësaj i referohen ndryshimet ligjore”, shtoi kryetari i Qytetit të Shkupit.

Ai informoi se viti 2019 është bindshëm viti më i mirë në të ardhurat fiskale në historinë e Qytetit të Shkupit.

“Në vitin 2020, megjithëse ishte kovid viti, ne jemi më të dobët për 3 deri në 4 për qind nga viti 2019. Kjo do të thotë që Qyteti është duke e përmbushur detyrimin e tij për t’i mbledhur të ardhurat që në të vërtetë janë të ardhura të qytetit”, tha Shilegov.

Marketing