Në Dibër zvogëlohet numri i personave të izoluar

Në Komunën e Dibrës dukshëm është ulur numri i personave të izoluar në shtëpitë e tyre dhe ai tani është vetëm 98, nga më shumë se 200 që ishin para disa ditëve. Këtë e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, pas takimit që pati me Shtabin komunal operativ të krizës. Duka poashtu theksoi se nga 22 testet që janë marrë nga institucionet kompetente, dy prej tyre kanë dalë negativ dhe nuk janë regjistruar persona me Kovid 19 të tjerë dhe aktualisht numri i të sëmurëve është 49, nga të cilët siç dihet, katër kanë ndërruar jetë, raporton gazeta KOHA.

Marketing
Marketing