Në disa komuna ‘maqedonase’ po dyfishohet numri i shqiptarëve

Në disa komuna të Republikës së Maqedonisë ku me regjistrimin e vitit 2002 kishte numër të vogël të shqiptarëve, tani ka ndryshuar statistika. Në këto rajone është dyfishuar prezenca e elementit shqiptarë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2002 në Komunën e Çashkës kishte vetëm 2738 (35.23%) banorë shqiptarë. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 116 foshnje shqiptare ose në përqindje 79, 5 për qind. Gjithashtu numri i nxënësve në këtë komunë në periudhën kohore 2018-2019 ka arritur 773 nxënës ose në përqindje 70 për qind.

Në komunën e Dollnenit, sipas regjistrimit të vitit 2002 janë regjistruar 3616 banorë ose 26, 6 në përqindje.
Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 78 foshnje shqiptare ose në përqindje 47 për qind.
Gjithashtu numri i nxënësve në këtë komunë në periudhën kohore 2018-2019 ka arritur 647 nxënës ose në përqindje 35/7 për qind.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2002 në Komunën e Butelit kishte 9107 (25.2%) banorë shqiptarë. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 247 foshnje shqiptare ose në përqindje 51 për qind. Gjithashtu numri i nxënësve në këtë komunë në periudhën kohore 2018-2019 ka arritur 2572 nxënës ose në përqindje 52 për qind.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2002 në Komunën e Krushevës kishte 2064 banorë shqiptarë ose 21.3 për qind. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, në këtë komunë kanë lindur 40 foshnje shqiptare ose në përqindje 47.6 për qind. Gjithashtu numri i nxënësve në këtë komunë në periudhën kohore 2018-2019 ka arritur 366 nxënës ose në përqindje 46 për qind.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2019, lindja e foshnjave të përkatësisë etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut arrin shifrën 35.64%.

Ndërsa, në Rajonin e Shkupit (Shkupi me rrethinë), kjo shifër arrin në 40% foshnja të lindura të bashkësisë etnike shqiptare. Bëhet fjalë vetëm për foshnjat e lindura në vend. Këto statistika ja dhënë nga Ridvan Ismaili, i punësuar në Entin Shtetëror të Statistikave. (INA)

Marketing