Në ditën e dytë të Kurban Bajramit, mijëra kosovarë ia mësyjnë detit

Mijëra pushues nga Kosova e Maqedonia mbërritën këtë të mërkurë në Durrës në javën e fundit të Gushtit që përkon edhe me mbylljen e zyrtare të sezonit turistik.

Marketing

Fluksi vjen një ditë pas Festës së Kurban Bajramit që boshatisi plazhet.

Ata thonë se kanë ardhur për të kaluar disa ditë buzë Adriakut që mbetet zgjidhja e parë, por gjithçka do të varet nga kushtet atmosferike.

“Kemi dëshirë të vijmë te vëllezërit në Shqipëri”, shprehet një pushues nga Kosova.

Me fluksin e lartë të pushuesve në fund të sezonit të kënaqur mbetën jo vetëm operatorët turistike, por edhe personat që lëshojnë ambiente me qira.

Pas një udhëtimi të gjatë për shkak të trafikut në Kukës dhe pasi kanë siguruar akomodimin pushuesit nga Kosova u derdhën drejt Bregdetit.

“Na ka pëlqyer plazhi i Durrësit, kemi qenë edhe më përpara”, shprehet një tjetër pushues nga Kosova.

Fundi i gushtit shënon mbylljen zyrtare të sezonit turistik por kushtet klimaterike që ofron Durrësi janë të favorshme për ta zgjatur edhe me tej afatin e pushimeve buzë Adriatikut.