Në dyqane me sipërfaqe të vogël mund të bëj pazar vetëm një person

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot solli Dekret për zbatimin e ligjit për tregti gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Marketing

Me këtë Dekret në listën objekte tregtare shtohet fjala “dyqane” dhe përcaktohet se në objektet në të cilat bëhet tregtia me pakicë, njëherësh mund të bëjnë pazar më së shumti një person në sipërfaqe prej çdo 20 metrash katrorë, ndërsa në objektet me sipërfaqe më të vogël se 20 metra katrorë mund të bëjë pazar vetëm një person.

Tregtari është i obliguar të sigurojë pajisje mbrojtëse (maska dhe doreza) për të punësuarit në objekt, ndërsa personat e punësuar obligohen pajisjen mbrojtëse ta mbajnë vazhdimisht gjatë orarit të punës.

Qeveria gjithashtu sot e solli Dekret të plotfuqishëm për zbatimin e Ligjit për shërbime postare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin përcaktohet se vihet rend dhe disiplinë gjatë hyrjes, brenda dhe gjatë daljes prej kapaciteteve dhe objekteve në të cilat jepen shërbime postare, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të zbatohen dispozitat e këtij dekreti fuqiplotë.

Në pajtim me këtë dekret, ofruesit e shërbimeve postare obligohen të sigurojnë rend gjatë hyrjes, brenda dhe gjatë daljes nga objekti, të ruhet minimum distanca e nevojshme midis personave para dhe brenda objektit, të sigurohet zbatimi i dezinfektimit të obligueshëm të duarve gjatë hyrjes në objekt dhe mbajtje e obligueshme e maskës, shamisë apo shallit me të cilat do të mbulohen goja dhe hunda e shfrytëzuesit të shërbimit postar i cili hyn në objekt.

Dekreti i obligon ofruesit e shërbimeve postare të paktën një herë në javë të bëjnë dezinfektim parandalues në objektet në të cilat ofrohen shërbimet postare.

Një dekret i tillë është sjellë edhe për bankat dhe kursimoret.

Dekreti për këto përcakton se në banka dhe kursimore në të njëjtën kohë, së bashku me të punësuarit, nuk guxon të ketë më shumë se 5 persona në një hapësirë deri në 50 metra katrorë – më shumë se 10 persona në hapësirë prej 50 deri 100 metra katrorë, më shumë se 15 persona në hapësirë prej 100 deri në 200 metra katrorë dhe mbi 20 persona në hapësirë mbi 200 metra katrorë. shk/

Marketing