Në familjen e Abdulfeta Alimit, përjetimet e familjarëve (VIDEO)

E la kurbetin që të kujdeset për nënën dhe gjyshin e tij. Burimi është djali i vogël i Abdulfetah Alimit. Tani barra e familjes është mbi të. Në tavolinë mban fotot e ngjarjeve të 27 prillit, duke kujtuar se çfarë bëri babai i tij atë natë.

Marketing

“Këtu shifet babai im shifet duke i ndihmuar deputetët tek salla e pres-konferencës kam edhe video ku shihet duke i dhënë ujë ministrit aktual Mançevskit”, theksoi Burim Alimi.

I habitur me vendimin e gjykatës që e dënoi babain e tij me 7 vjet burg , thotë se në asnjë prej seancave nuk ka pasur dëshmitar që ka folur kundër babait të tij, ndërsa heroizmin e tij thotë se e ka treguar me shpëtimin e jetës së Ziadin Selës.

“Atë natë dihen të gjitha çfarë ka bërë Abdulfetah Alimi babai im, që ju ka dalë në ndihmë deputetëve posaçërisht që e ka shpëtuar deputetin Ziadin Sela…. Kjo flet shumë ose je terrorist ose je human dmth njëra është prej këtyre “ u shpreh Burim Alimi.

Gruaja e Fetahut thotë se heroizmin e burrit të saj nuk do ta harrojë kurrë. Ndërsa tregon se ende i ruan peshqirët e gjakosur që burri i saj i solli në shtëpi. “Unë këto nuk i humbi kur, meqenëse është gjaku i Ziadin Selës që e ka fshirë burri im ballin unë nuk do t’i humb asnjëherë, ne u djegëm tani….. neve na shkatërruan, theksoi Nurie Alimi.

Ajo rrëfen se edhe Fetahu ka qenë i sulmuar nga turma që hyri brenda në Kuvend. “E kanë sjell disa shokë kur ka hyrë brenda, ishte bërë sikur ta kishte sulmuar ndonjë qen, i shqyer ka qenë i lënduar. Kur ka hyrë në dhomë ka ardhur tek djali dhe i ka thanë shyqyr që dolëm të gjallë se ka pasur mundësi me ndodh më e keqja. Mandej djali e ka bërë një foto me babain e tij kur erdhi, dhe prej aty e ka dërguar në spital ku ka qëndruar një ditë”, u shpreh Nurie Alimi.

16 persona u dënuan para dy ditëve me 211 vite burg të cilët u akuzuan për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Procesi gjyqësor për natën e përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017, filloi më 22 gusht të vitit 2018. Në fillim ishin 33 të akuzuar, por pas ligjit për amnisti të miratuar në Kuvend, 15 u liruan nga akuza me arsyetimin se s’kanë ushtruar dhunë dhe s’kanë qenë organizues./TV21

HEROI QË PO PËRFUNDON NË BURG! RRËFEHET FAMILJA E FETAH ALIMIT

SHPËTUESI I SELËS PËRFUNDON NË BURG! RRËFEHET FAMILJA E FETAH ALIMIT

Publiée par TV21 sur Dimanche 17 mars 2019