Në Ferizaj sot protestohet për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Në Ferizaj sot do të protestohet, kjo si revoltë për rastin e fundit të 16 vjeçares nga Drenasi.
Këtë lajm e bëri të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ku tha se edhe ai do të mbështes këtë protestë.

Marketing

“Mos harroni, do jem edhe unë edhe të gjithë ata që duhet të kërkojnë drejtësi për fëmijët e tyre”, shkruan Tahiri.
“Aktivistët të shoqërisë civile në Ferizaj sot do të bëjnë vendosjen e disa pankartave në mënyrë simbolike nëpër rrethoja të këtyre institucioneve: Gjykatës Themelore, Stacionit Policor si dhe para Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj”.

“Përmes këtij aktiviteti, që do të zgjasë jo më shumë se 1 orë, do të shprehim revoltën tonë për ngjarjen tronditëse, që ndodhi para pak ditësh në Drenas, dhe pakënaqësinë përballë institucioneve, të cilat jo rrallë po dështojnë në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së qytetarëve”.

“Nisja në ora 11:30 nga ish objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar tutje deri tek Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, Ftoheni të gjithë t’i bashkoheni këtij marshi të qetë protestues”, shkruhet në postimin e publikuar nga Labinot Tahiri.

Marketing