Në funksion edhe koll-qendra 0800 002 03

Prej sonte në funksion është edhe koll-qendra 0800 002 03 në Shtëpinë e shëndetit në Shkup. Thirrja është falas, do të punohet 24/7 dhe në të qytetarët mund të paraqiten që të parashtrojnë pyetje lidhur me koronavirusin, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

Siç njofton Filipçe, prej të hënës do të funksionojnë edhe dy postblloqet për marrjen e mostrave në poliklinikat Jane Sandanski dhe Çair, ku tanimë janë sistemuar kuadro profesionale.

“Sot përfundoi edhe mbledhja koordinative me Shoqatën e mjekëve amë, të cilët do të përfshihen në sistemin për caktim, përmes sistemit ‘Termini im’, pas paraqitjes së pacientëve të tyre, të cilët i kanë zgjedhur për mjekë amë. Nga dita e hënë, përveç linjave telefonike për informata në qendrat për shëndet publik, në koll-qendrën pacientët do të mund të paraqiten edhe te mjekët amë, nëse ka indikacion sipas algoritmit elektronik, të cilin mjekët amë deri atëherë do ta kenë – që të caktohet marrje e materialit në një nga dy postblloqet”, shkruan Filipçe në Fejsbuk.

Marketing