Me procedurë në të cilën do të dëgjohen dy biseda telefonike sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca në lidhje me çështjen e PSP-së “Titaniku 2”.

Rasti ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe akuzohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarë të KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.

Sipas bisedave të përgjuara që i ka publikuar LSDM-ja, ndërsa të cilat janë pranuar si prova materiale në procedurë gjyqësore, Mijallkov dhe Thaçi janë dakorduar për votim të anëtarëve të KSHZ-së në lidhje me ankimimet e parashtruara.