Në Gjykatën Penale seanca për dy raste të PSP-së

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca për lëndët “Trajektorja” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në “Trajektore”-n janë të dyshuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski, se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradave deri në Shtip dhe Ohër.

Marketing

Deri tani në seancat për “Trajektore”-n janë dëgjuar rreth 300 biseda, nga bombat e ashtuquajtura të propozuara si dëshmi. Në të gjithë bisedat dëgjohet zëri i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski me bashkëbisedues në të cilat dakordohet se cilat kompani nga Maqedonia të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës.

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë, të cilët janë të akuzuar në rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për aktakuzë për furnizim kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.