Në Gjykatën penale seanca të reja për “Trajektoren” dhe “Monstrën”

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trajekltorja” dhe “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Rasti “Trajektorja” gjendet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikola Gruevski të cilit po i gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP Rrugët shtetërore Lupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Miladinovci – Shtip dhe Kërçovë-Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm Buxhetit prej të paktën 155 milionë euro.

Seanca e fundit është shtyrë për shkak se prokurores së PSP-së, Lile Stefanovska nuk iu lejua të marrë pjesë në këtë seancë.

Rasti “Monstra” i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012 e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.

Në seancën e fundit opinioni është shkyçur sepse janë prezantuar dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetimore.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill, kur u vranë pesë djem të rinj, me burg të përjetshëm janë dënuar Halil Demiri, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq, Haki Aizir, Fejzi Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në muajin dhjetor të vitit 2017 i hoqi gjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Haziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm./MIA

Marketing