Në Gjykatën Penale vazhdoi dëgjimi i “bombave” për lëndën “Trajektorja”

Me dëgjimin e “bombave” të tjera të PSP-së, pas pushimit dymuajsh vazhdoi seanca për lëndën “Trajektorja”. Në Gjykatën Penale të pranishëm janë të akuzuarit Nikolla Gruevski, Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Lupço Georgievski si dhe prokurorja Lile Stefanovska. Procesin e udhëheq gjykatësi Goran Boshevski.

Marketing

Për lëndën “Trajektorja” në sallën gjyqësore duhet të dëgjohen gjithsej 315 “bomba”.

Në audio materialet që sot ishin lëshuar dëgjohet ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski se si negocion udhëtim në Kinë për një grup prej pesë njerëzve duke e përfshirë edhe të. Me ambasadorin Oliver Shambevski bisedon për agjendën në Kinë, për takime me kryetarët e “Sinohidro” dhe “Eksim banka”.

Në një bisedë tjetër Gruevski kërkon nga Janakieski në ndërtimin e rrugëve të përfshihet Lubisav Ivanovn-Xingo.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski, akuzohen se në vitin 2012/2013 i kanë tejkaluar autorizimet e tyre në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të akseve të autostradave deri në Shtip dhe Ohër, dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit prej së paku 155 milion euro.

Marketing