Në gjyq për abuzime seksuale, përdorte foton e Canës për të joshur vajzat

Një shtetas francez 39-vjeçar, që jetonte në Australi është akuzuar për ngacmim seksual ndaj 4 grave me të cilat ishte njohur në aplikacione takimesh midis gushtit 2017 dhe janarit 2018.

Marketing

The Australian raporton se ai paraqitej në internet si një mjek që punonte në ambasadën zvicerane dhe përdorte disa fotografi të futbollistit shqiptar, Lorik Cana teksa përpiqej që të tërhiqte gratë dhe më pas t’i bindte ato që të vizitonin apartamentin e tij Maroubra.

Të martën, gjykata dëgjoi një vajzat e cila e ka akuzuar atë, me të cilën kishte organizuar një takim për kafe pranë shtëpisë së tij.

Kur panë që kafeneja po mbyllej, ai e ftoi atë në shtëpinë e tij ku ai dyshohet se filloi ta përqafonte dhe u përpoq të “çonte gjërat më tej”, gjë për të cilën ajo nuk pranoi.

Ndërsa u përpoq të largohej, ajo tha se Gabrieli i bëri asaj një “pyetje vërtet të çuditshme”, përfshirë sa të rregullta ishin menstruacionet e saj dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë.

Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin rreth vendit ku ajo punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.

Unë kisha shumë frikë se ai do të dinte se ku jetoja“, tha ajo.

Por vetëm në gusht 2018, një vit pas incidentit të pretenduar, gruaja thirri Stoppers of Crime.

Ajo tha se mori këtë vendim duke lexuar një artikull që detajonte pretendimet e sulmeve seksuale që përfshinin një foto të burrit që ajo kishte takuar.

Ndërkohë gjyqi për të akuzuarin, vazhdon.

Marketing