Në gjysmë vjetorin e parë të vitit për 1,4 për qind ulet çmimi mesatar i shitjes me pakicë i energjisë

Çmimi mesatari shitjes me pakice për energjinë elektrike për amvisëri në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2019 është 4,770 denarë për kilovatë në orë, që është për 1,4 për qind më pak në krahasim me gjysmëvjetorin e dytë në vitin 2018.

Marketing

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimi mesatar pa tatim për energjinë elektrike ne vlerën e shtuar (TVSH) për konsumatorët final përveç amvisërive, lëviz nga 3,612 deri më 7,495 denarë për kilovat në orë për grupe të konsumatorëve.

Çmimi mesatar për shitje në pakicë, i gazit natyror për amvisëri kushton 38,783 denarë për një metër kub normal.

Çmimi mesatar për gaz natyral pa TVSH për konsumatorët final përveç amvisërive lëviz nga 19,452 deri më 28,910 denarë për një metër kub normal për grupe të konsumatorëve.

Marketing