Në Istog arrestohet Zharko Zariq, dyshohet se ka kryer krime në Kosovë

Zharko Zariq nga Istogu është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Marketing

Sipas portalit në gjuhën serbe KosovoOnline, ai është monitoruar që nga mëngjesi dhe është arrestuar menjëherë pasi ka dalë nga një kishë.

Po sipas mediave serbe, Zariq u kthye në Kosovë tre vjet më parë, dhe para se të kthehej në komunën e Istogut, ai i kaloi të gjitha kontrollet, përcjell Telegrafi.

Para luftës në Kosovë Zariq ka punuar si oficer policie.

Sipas KosovoOnline, Zaric u dërgua në Prishtinë pas arrestimit të tij.

Marketing