Në izolim 217 persona, 63 me deklarata për vetizolim dhe 845 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 217 personave u janë dhënë vendime për izolim ndërsa 63 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Nga nëpunësit policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast është konstatuar se tre persona nuk e kanë respektuar masën për izolim.

Gjithashtu, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse janë regjistruar 845 kundërvajtje.