Në Kinë rihapen shkollat, por fëmijëve u kërkohet të mbajnë kapela një metërshe

Nxënësve kinezë, u është kërkuar të mbajnë “kapele me përmasa një metroshe” për të mbajtur distancën sociale në klasë, në kohë koronavirusi.

Marketing

Në një video të bërë virale, shikohen fëmijët teksa kanë veshur kapela të bërë në shtëpi, me përmasa një metroshe, për të ruajtur një distancë të sigurtë nga shokët e tyre të klasës. Kjo masë vjen pasi të gjitha shkollat në Kinë janë rihapur përsëri, pas një pauze tre mujore për shkak të koronavirusit, shkruajnë mediat e huaja. Kjo ide është aplikuar nga shkolla fillore Yangzheng në qytetin Hangzhou, në Kinën Lindore.

“Ne i inkurajojmë studentët tanë të veshin kapelat një metroshe për të ruajtur një distancë nga njëri-tjetri prej së paku një metër”, u shpreh zoti Hong, drejtor i shkollës.

Marketing