Në Kodrën e Diellit ka rënë borë, por shkrihet dhe nuk është për skijim

Në ditët e fundjavës në qendrën dimërore Kodra e Diellit kanë rënë 40 centimetra borë, por kushtet klimatike nuk lejojnë të fillojë sezoni i skijimit.

Marketing

Nga “ELEM Turs”, dega-qendra e skijimit “Kodra e Diellit”, thonë se shkrirja e borës nuk lejon të trajtohet me makinë për shtypjen e borës me qëllim të formimit të pistave.

“Shkaku janë temperaturat e larta, të cilat nuk lejojnë që bora të qëndrojë, respektivisht shkrihet menjëherë. Kështu mbulesa e borës është e butë dhe gjatë kalimit me makinë speciale për shtypje të borës zvogëlohet. Me këtë nuk ka mjaftueshëm trashësi të borës për skijim”, deklaroi drejtori i qendrës së skijimit “Kodra e Diellit”, Zhive Aleksovski.

Edhe në fillim të shkurtit dy ditë me radhë kishte borë në Kodrën e Diellit, por atëherë era e fuqishme e largoi borën dhe nuk lejoi të ketë sezon skijimi.

Më 26 shkurt u shënua fillimi zyrtar me punë i teleferikut më të ri gjashtëulësh në Kodrën e Diellit. Për shkak të pamundësisë që skijatorët ta përdorin, ajo mund të shërbejë vetëm për shikim panoramik.

Marketing