Për nderë të zëvendësministrit Arian Daci i cili humbi jetën gjatë ditës së djeshme në Brezovicë, dhjetëra njerëz e kanë përkujtuar ata me një mënyrë të veçantë nga ky vend.

Duke u mbledhur një numër i madh i tyre kanë formuar emrin “Arian” në Brezovicë, në vendin ku edhe u godit nga një ortek i borës, përderisa në varrezat e kryeqytetit iu dha lamtumira e fundit.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme u mbajtën homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës dhe ceremoni komemorative për nderë të tij, ku më pas u varros mes dhimbjesh e lotësh.
Ariani, djali i akademik Nexhat Daci la pas vetes gruan dhe dy djemtë e tij.