Një tridhjeteshtatë vjeçar me iniciale M.A. banor nga fshati Çerkez i Kumanovës, pa licencë ka hapur objekt për lojëra të fatit në fshatin Orizare në komunën e Likovës. Me veprimin e këtillë personi e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 6.457.500 denarë.

Kundër M.A. policia ka ngritur padi penale për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “evazion fiskal” dhe “organizimin e lojërave të fatit pa licencë, gjegjësisht pa leje të organeve kompetente”, ndërsa kundër personit S.A. (27) nga fshati Çerkez për “ndihmë”.

“Me 25 prill të këtij viti në fshatin Orizare, Likovë, zyrtarë policor, gjatë kontrollit të një objekti pa firmë, pronë e F.D., e kanë kapur të lajmëruarin M.A. se si ka organizuar lojëra zbavitëse dhe të fatit, pa pasur licencë për ta. gjegjësisht pa leje nga organet kompetente, me çka i ka pagesës së taksave për marrjen e licencës me vlerë prej 6.457.500 denarë, ndërsa me këtë shumë e ka dëmtuar edhe buxhetin e Republikës së Maqedonisë”, raportojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.