Në Kosovë hapen qendrat e votimit

Në të gjithat e Kosovës janë hapur me kohë vendvotimet për të gjithë qytetarët.

Marketing

Vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar asnjë parregullsi, përveçse në Mitrovicë.

Në Zveqan dhe Leposaviq procesi i votimit ka filluar me vonesë pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes vete për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës. Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues. Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë. Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.

Në këtë qytet të madh mbyllen dy klasë të votimit

Në qendrën e votimit “Yll Morina” në Gjakovë, procesi i votimit ka filluar me kohë. Berat Bejtullahu, Kryesuesi i qendrës së votimit ka thënë se në këto zgjedhje janë 1000 votues më pak në këtë qendër votimi. “Numri i votuesve në këtë qendër votimi është 16 mijë e 657 persona, dhe ky numër është më i vogël se zgjedhjet e vitit 2017 për 1000 persona e kjo është shkak i pastrimit të listave”, ka thënë ai për T7. Flet zëdhënësi i KQZ-së: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në përjashtim të disave që janë vonuar për pak minuta. Komisioni i Zgjedheve për 41 ditë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit. “Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Komision Qendror i Zgjedhjeve fton votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka thënë Elezi.

76 vjeçari, votuesi i parë i Gjilanit

76 vjeçari Ilmi Ibrahimi është votuesi i parë në qendrën më të madhe të votimit 401 në Gjilan. Në këtë qytet janë gjithsej 34 qendra të votimit dhe 129 vendvotime. Policia e Kosovës është tejet e përgatitur për zgjedhjet e sotme. Për të eliminuar gati çdo parregullsi, Policia ka vendosur që të vë policë civil nëpër qendrat e votimit. Me përgatitjet e policisë, siguria pritet të jetë në nivelin e duhur. Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Ky plan operacional parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, siç është filluar nga periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese, pastaj angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita (Z), si dhe periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

***

Në veri të Mitrovicës janë hapur qendrat e votimit në ora 7:00 të mëngjesit, dhe vërehet numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalë për të votuar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Ata deri tani po votojnë me letërnjoftime të Republikës së Kosovës. Kp mëson se edhe në tre komunat veriore të vendit, Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë hapur qendrat e votimit me kohë, ndërsa gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi. Ndryshe, në shtatë qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, 22 mijë e 457 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre legjitime për të votuar. Ndërsa, në komunën e Leposaviqit, të drejtë vote kanë 17 mijë e 993 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 18 qendra të votimit me gjithsej 31 vendvotime.Në Zveqan të drejtë vote kanë 9 mijë e 209 persona, qendra të votimit janë 7, ndërsa vendvotime 13, si dhe në Zubin Potok, të drejtë vote kanë 8 mijë e 528 qytetarë, ndërsa numri qendrave të votimit është 12 dhe i vendvotime 16.

Numri total i votuesve në katër komunat veriore është 58 mijë e 187, i qendrave të votimit 44, ndërsa i vendvotimeve 87. Në anën tjetër, edhe në jug të Mitrovicës 28 qendrat e votimit me gjithsej 104 vendvotime janë hapur me kohë dhe gjithçka është duke shkuar sipas parashikimeve, ndërsa 80 mijë e 606 votues do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Prishtina voton, hapen me kohë vendvotimet

Xhylie Balaj nga shkolla ‘Faik Konica’ në Prishtinë, ka thënë se deri më tani ka shkuar gjithçka mbarë. “Ka filluar votimi, kemi votuesit e parë, gjithcka është mbarë deri më tani. Kanë të drejtë gati 9 mijë qytetarë dhe ka gjithsej 9 vendvotime”, ka shtuar ajo. E njejta tha se ka një numër të votuesve të rinjë. “Ka një numër të madh të votuesit e rinjë. Që dje ka arritur materiali jo i ndjeshëm edhe sot materiali i ndjeshëm, është sistemuar nëpër klasë. Gjithçka është në rregull”, ka thënë ajo.

Për 15 minuta rekord i votuesve në Mitrovicë

Procesi i votimit ka filluar edhe në shkollën teknike në Mitrovicë. Përgjegjësit e kësaj qendre kanë bërë të ditur se deri tani është shënuar rekord i votimeve për shkak se nga ora 7:00 deri në 7:15 kanë votuar 33 persona. “Këtu votojnë më së shumti njerëz nga pakica serbe. Përgjegjësit e qendrës na kanë thënë se po shënohet rekord për shkak se deri tash kanë votuar 33 persona”.

Fillon pa asnjë parregullësi votimi në Prizren

Drejtori i shkollës Aledin Fugaj “Abdyl Frashëri” në Prizren ka dhënë detaje lidhur me hapjen e vendvotimeve. Fugaj ka thënë se vecse ka filluar votimi. “Klasat veçse kanë filluar t’i presdin votuesit, momentalisht gjithçka është e qetë. Ne jemi qendra më e madhe ndoshta jo vetëm në Prizrne, në këtë qendër votues janë rreth 10 mijë e 500. Përderisa temperatuarat nuk janë shumë të ulëta, shpresoj që njerëzit do t’i përgjigjen”, ka thënë ai. “Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, gjithcka ka qenë gati në ora 07:00 u bë hapja e votimeve. Sipas informacioneve kanë votuar vetëm votuesit e parë kanë kaluar”, shtoi Fugaj.

Hapen më kohë të gjitha qendrat e votimit në Pejë

Qendra më madhe “ Shaban Spahiu” në Pejë është hapur me kohë për votim. Këtë e bëri të ditur Armend Gjikolli, menaxher i kësaj qendre, duke shtuar se i gjithë materiali ka arritur me kohë në këtë qendër të votimit. “Qendra e votimit “Shaban Spahiu” ka filluar në ora 7 në kohën e caktuar. Gjithçka ka qenë në rregull”, tha ai. Xhevat Ibra nga Policia në Pejë po ashtu ka thënë se deri tani në këtë komunë nuk ka pasë asnjë incident.

Vonesa në dy vendvotime në Gjakovë

Në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë e cila i ka gjithsej 12 vendvotime të drejtë vote kanë 10535 qytetarë. Dy vendvotime nuk kanë filluar me kohe, njëra ne 07:15 tjetra në 07:05. Arsyeja sipas kryesuesit të njërës nga vendovotimi është transporti, pra materiali ka arritur me vonesë. Voton kryetarja e KQZ-së, kërkon kujdes nga subjektet dhe komisionerët

Sot në ora 7:00 ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Kryetarja e KQZ-zë, Valdete Daka pasi ka votuar, në një konferencë për media ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike që të kenë kujdes në procesin zgjedhor. “E përfundova obligimin tim qytetar. I ftoj gjithë qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionarët që të kenë kujdes, pra ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do ti faturohet Kosovës”, u shpreh Daka. “T’i tregojmë të gjithëvë që kemi kulturë demokratike dhe dijmë të votojmë”, tha ajo. Në këto momente ka nisur votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./BS