Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës thotë se për shkak të rreshjeve të shiut, që të mërkurën nisën me intensitet të lartë, në disa zona mund të ketë vërshime.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, njofton ky institut.

“Nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshimeve të shpejta dhe vështirësi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Paralajmërim për vërshime*Shteti: Republika e KosovësRegjioni: (Pjesa më e madhe e vendit)Pika më e hershme e…

Publiée par Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sur Mercredi 5 août 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se pas paralajmërimeve për vërshime të mundshme, ekipet emergjente kanë rritur shkallën e gatishmërisë për të intervenuar.

“Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e…

Publiée par Avdullah Hoti sur Mercredi 5 août 2020

Të mërkurën, në Kosovë, që në orët e hershme të mëngjesit ka pasur reshje të vazhdueshme të shiut, të cilat në Prishtinë dhe disa qendra të tjera të Kosovës, kanë bërë që disa rrugë të përmbyten.