Në Kroaci ndërruan jetë dy persona nga gripi

Në Kroaci po përhapet në mënyrë të përshpejtuar virusi i gripit, ndërsa deri më tani janë regjistruar 1.125 të sëmurë, përderisa dy persona ndërruan jetë.

Marketing

Enti kroat për shëndet publik konfirmoi se nga pasojat e sëmundjes ndërruan jetë dy persona, ndërsa kulmi i epidemisë fillimisht pritet.

Mjeku Marko Kutlesha nga Klinika për sëmundje infektive në Zagreb deklaroi se këtë vit dominon lloji A, H1N1, që do të thotë se priten më shumë komplikime me mushkëritë.

Marketing