Kontingjenti i tridhjetë e katërt policor hungarez i përbërë prej 30 nëpunësve policorë arriti mbrëmë në Dojran, njoftoi Ambasada hungareze në Shkup.

Nga fillimi i aktiviteteve të përbashkëta në kufirin jugor në vitin 2016, më shumë se 700 nëpunës policorë hungarezë deri më tani kanë shërbyer në Maqedoni.

“Hungaria është e përkushtuar t’u ndihmojë autoriteteve lokale në luftën kundër migracionit jolegal dhe tregtisë me njerëz dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë policore në Republikën e Maqedonisë përderisa është e nevojshme”, thuhet në kumtesën e Ambasadës