Në Kumanovë 64 të sëmurë nga gripi

Numër më të madh të të sëmurëve nga gripi – 64 janë regjistruar javën e kaluar në Kumanovë. Nga fillimi i tetori e deri më tani, në Qendrën për shëndet public në Kumanovë janë regjistruar 150 pacientë të sëmurë nga gripi dhe me simptome të ngjashme të gripit, informuan sot nga ky institucion shëndetësor.

Marketing

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve nga fillimi i sezonit, 44 kanë kërkuar ndihmë nga mjekët në Repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.

Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet ka numër më të madh të të sëmurëve nga gripi.