Në Kuvend debatohet për Ligjin për lojërat e fatit, a do të ndalohet edhe në Maqedoni bixhozi sikurse në Kosovë?!

Në seancën e komisionit parlamentar për financim dhe buxhet ka filluar debati publik për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit.

Marketing

Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, si propozues i këtij ligji, thotë se pikë kryesore e ndryshimeve të parapara me ligj janë dislokimi i lojërave të fatit nga shkollat dhe çerdhet në largësi të konsiderueshme.

Deputetët kanë propozuar që nga 30-50% të realizimit total të mjeteve që sigurojnë kasinot, të dedikohen për sport rini dhe aktivitete të ndryshme.

Të pranishëm në seancë janë edhe edhe përfaqësues nga sektori civil, përfaqësues të bastoreve dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz, si iniciues të ndryshimit të ligjit aktual.