Në Kuvend fillon debati për rebalancimin e Buxhetit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut prej sot fillon debati për rebalancimin e Buxhetit për vitin 2019. Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit është pikë në rend dite në Komisionin kuvendorë amë për financim dhe buxhet.

Marketing

Propozimi për ndryshime dhe plotësime të buxhetit është pikë në rendin e ditës në Komisionin për Financim dhe Buxhet.
Sipas propozimit, të ardhurat totale me rebalancimin e buxhetit janë planifikuar në nivelin 210.5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë përcaktuar në 228.3 miliardë denarë.

Në këtë kornizë të planifikimit të shpenzimeve dhe të ardhurave, deficiti mbetet i pandryshuar në krahasim me atë të planifikuar me buxhetin themelor, përkatësisht pozicionohet me 17.7 miliardë denarë ose 2.5 përqind të BPV-së.

Me rebalancimin e buxhetit pritet të ndahen 400 milion denarë për subvencionimin e rritjes së pagës në sektorin privat, 200 milion denarë për masa aktive të punësimit, fonde shtesë për të mbështetur bujqësinë, 193 milion denarë për prokurimin e ilaçeve për sëmundje të rralla dhe insulinë, 193 milion denarë për mbrojtjen e sistemit të kolektorëve të Liqenit të Ohrit, për pagimin e rimbursimit të TVSH-së, etj.

Marketing