Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tre komisione parlamentare

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca tre komisione parlamentare
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisionet për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për Zbulim, arsim, shkencë dhe sport si dhe Komisioni Ligjvënës – juridik.

Marketing

Komisioni parlamentar për mbikëqyrje të punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim në rend dite do të jenë Propozim raporti për punën e Komisionit në Kuvend në vitin 2018 dhe vërtetimi i propozimit të dy deputetëve për pjesëmarrje në punën e Komisionit për selektim dhe zgjedhje të punonjësve nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim.

Ndërsa në Komisionin për arsim dhe shkencë do të shqyrtohet statuti i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në Shkup në fazën e parë dhe informatën për situatat në arsimin fillor.
Ndërkaq Anëtarët e Komisionit Ligjvënës – juridik do të debatojnë për Propozim – ligjin për kontroll në prodhimin e jashtëm tregtar me diamante të papërpunuara në lexim të dytë, sipas statutit të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në fazën e parë.

Marketing