Në Kuvend u debatuan temat e vendimit për BFI-në dhe dhe dënimin e të akuzuarve për vrasjen e komitit Sazdo

Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti i BDI-së, Artan Grubi, ka kërkuar që pika e tretë e rendit të ditës në lidhje me propozim-ligjin për Këshillin Gjyqësor të jetë pika e parë nga rendi i ditës. Ai kërkesën e ka arsyetuar me ndodhitë e djeshme në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe dënimin e të akuzuarve për vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski – Sazdo, dhe ashtu siç tha, nevojën për reforma të thella në gjyqësor.

Marketing

“Vendimi për BFI-në absolutisht është e papranueshme për BDI-në dhe komunitetin musliman. Në të njëjtën ditë ka ndodhur edhe një vendim gjyqësor skandaloz, me çka u dëshmua drejtësia selektive, si në aspektin, fetar, etnik, por edhe partiak. Janë dënuar dy të rinj me nga 19 vjet burg, ndërkaq vrasësi i Almirit të vogël në Kumanovë është dënuar me vetëm gjashtë vjet burg. Nëse kjo nuk është drejtësi selektive, atëherë nuk e di çfarë është. Dëshmi për drejtësi selektive janë edhe rastet “Sopoti” dhe “Monstra”, tha Grubi.

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, deputeti Nikolla Mickovski, tha se edhe ai e përkrahë kërkesën dhe tha se VMRO-DPMNE vazhdimisht tregon për këto çështje dhe se këto janë sulm i drejtpërdrejt i pushtetit.

“Ndaj gjithë asaj çfarë ndodh, nuk është hapur asnjë lëndë kundër partisë së këtij pushteti dhe pa u përfshirë funksionarët e saj. Prokuroria Publike ka numër të madh të aktiviteteve që mund t’i hap në lidhje me nepotizmin, në lidhje me tenderët, në lidhje me kriminalitetin që ndodh në Maqedoni. Për këto arsye VMRO-DPMNE e përkrah propozimin tuaj dhe arsye për këtë është drejtësia selektive që ajo që ndodh në Prokurori dhe gjyqësor, të përfundojë njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Mickovski.

Deputeti Ejup Alimi, nga BDI, gjithashtu kërkoi pauzë prej një ore që të koordinohen për pikën, pas siç tha, ndodhive të djeshme dhe vendimet skandaloze në vend, djep i të cilave janë, ndoshta mu ky Kuvend.

Marketing