Në Kuvendin e Kosovës edhe dy shqiptar nga RMV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje ka fituar 438 mijë e 334 vota apo 49.95%, pasuar nga PDK-ja me 16.9% ose 148 mijë e 296 vota, kurse LDK-ja ka marrë 12.64% ose 110 mijë 978 vota. Pjesëmarrja në votim ka qenë 48.77%.
Në këto zgjedhje mandatin e deputetit në kuvendin e Kosovës e kanë fituar edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut përkatësisht Avni Dehari me origjinë nga Kumanova, i cili ka marrë 51 mijë e 116 vota dhe Doarsa Kica Xhelili, e cila ka marrë 10 mijë e 604 vota. Pas publikimit të rezultateve përfundimtare partitë politike kanë afat 24 orë për ankesa, për t’i hapur rrugë KSHZ-së që të certifikojë zgjedhjet dhe fituesi i zgjedhjeve në këtë rast Vetëvendosje të nis procedurat për zgjedhjen e qeverisë së re që pritet të formohet nga i nominuari i kësaj parie Albin Kurti.
Marketing