Në Kuvendin e Maqedonisë sot nis faza e dytë e debatit për ndryshimet kushtetuese

Në Kuvend sot është planifikuar që të mbahet seancë plenare për ndryshimet kushtetuese. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka deklaruar se bazuar në punën e Komisioneve për këtë çështje, nuk pritet që opozita të shkaktoj sensacione të ndryshme.

Marketing

Seanca plenare mund të zgjasë disa ditë, pasi që për çdo amendament është paraparë debat prej tre ditësh. Në këtë fazë të dytë, miratimi i amendamenteve kërkon 61 vota.