Në lidhje me Beartin? Enca u hedh ‘zjarr’ thashethemeve

Enca ka nxitur akoma më shumë thashetheme me postimin e fundit.

Marketing

Enca Haxhia vazhdon të mbetet ndër emrat më të komentuar të estradës shqiptare.

Së fundi, këngëtarja publikoi foto në përqafim të ish-konkurrentit të “Përputhen”, Beart Rexhepi, duke bërë që të ndizen thashethemet.

Por, ajo ka paralajmëruar një këngë të re, e që supozohet ta ketë Beartin pjesë të videoklipit të saj të ri.

Megjithatë, një numër i ndjekësve besojnë se ka diçka më shumë mes Encës dhe Beartit, andaj një ndjekës e pyeti atë për këtë çështje.

“Allahile qka përzihet midis teje e Beartit se na lodhen portalet, je si yll se na u bot te shpis ju”, i shkruan ndejkësi.

Por, Enca i bëri ndjekësit akoma më kureshtar duke postuar foto në shtrat me Beartin, teksa ia mbuloi fytyrën.

Ajo e etiketoi ish-konkurrentin e “Përputhen” dhe e la ende ‘mister’ çështjen e fotografive.