Në luftë për jetën, shqiptarin e “mbysin” me grushte në Itali

Një 38 vjeçar me origjinë nga Shqipëria është duke luftuar për jetën në një spital në Itali pasi u rrah me grushte gjatë natës së mbrëmshme.

Marketing

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Martinsicuro dhe shqiptari me inicialet A.H ndodhet në gjendje kritike për jetën duke u shtruar urgjentisht në reanimacion.

Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se atë e kanë rrahur dy persona, por ende nuk ka detaje mbi identitetin e tyre dhe rrethanat e ngjarjes.

dhuro
Shqiptari në gjendje të rënde është dërguar në spital rreth orës 03.30 të mëngjesit dhe sipas mjekëve ka plagë shumë kritike në pjesën e kokës dhe fytyrës.

Marketing