Me koncert të Heli Siekinen, artiste e njohur nga Finlanda, sonte në Manastir fillon edicioni i 11-të i Festivalit internacional të Muzikës së botës.

Heli Siekinen pesë herë ka qenë më e mira në garat për harmonikë në Finlandë, ka mësuar në shkollat kombëtare dhe ka diplomuar në konservatoriumin Jivaskilla në Finlandë.

“Koncerti i sontëm “Tango” është njëri nga koncertet e shumta të cilat Heli Siekinen i ka mbajtur në botë, duke filluar nga i pari në vitin 2010 me orkestrin simfonik të Universitetit Jivaskilla. Para publikut vendor këtë herë do të marrë pjesë me orkestrin e Dhomës së Manastirit dhe përveç me harmonikën e saj, ajo do të luajë edhe me bandoneon”, lajmëruan nga IK Qendra për kulturë-Manastir, nikoqir dhe organizator i festivalit Muzika e Botës.

Për uikend në suaza të ngjarjes kulturore tradicionale të mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Manastirit koncerte do të mbajnë edhe pop ylli i njohur muzikor nga Serbia Jelena Tomasheviq Bosilçiq e cila do të performojë të shtunën, dhe Xhambo Agushevi Orkestër me performancën e të cilit të dielën përfundon festivali Muzika e botës.

evn