Në Maqedoni apelohet për kujdes të shtuar dhe ndalesë nëpër disa rrugë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura dhe në disa vende ka mbetje të borës.
Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe në kalimet malore Strazhë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë.

Marketing

Për shkak të reshjeve të borës prej orës 07:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të makinave të rënda në kalimin kufitar Qafë Thanë.

Ndërsa prej orës 04:10 ndalesë për makina të rënda ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër.
Organet kompetente apelojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Marketing