“Vetëm stolitë e arit i kanë paguar 9 mijë euro. Shtatë palë dimija tradicionale janë blerë për rreth 5 mijë euro, por ka dimija edhe deri në 1.500 euro. Pastaj janë fustanet disa mijëra euro. Pra është e rëndësishme me i plotësu adetet që e kemi këtu tradicionalisht dhe kjo bëhet për shkak se të gjithë e bëjnë këtë”, thekson Emine.B, e cila pret martesën këtë verë.

Martesa edhe me kredi dhe së fundi është zgjedhur ky variant për të mbuluar harxhimet e parapara për një dasmë tradicionale, njofton agjencia e lajmeve INA. Shumë familje mbajnë sekret këtë fakt, mirëpo ato detyrohen për t`u thelluar borxheve, vetëm e vetëm për t`iu përmbajtur adeteve dhe tradicionales, për ta kryer dasmën ashtu siç e donë zakoni dhe rrethi. Mungesa e parave për të arritur mbulimin e tërë harxhimeve për dasmën e prenotuar, i detyron familjet që ti drejtohen bankave. E fejuara Emine.B nga Tetova pranon se familja e të fejuarit të saj ka tërhequr kredi në fillim të këtij muaji për t`u bërë gati për dasmë. Sipas saj, harxhimet janë marramendëse duke shkuar në mijëra euro.(INA)