Në Maqedoninë e Veriut ka pasur mbi 200 kërkesa për azil

As pandemia nuk e ndali lëvizjen e refugjatëve. Në vendin tonë vitin e kaluar ka pasur 211 kërkesa për azil, ndërsa këtë vit deri në muajin maj ka 25. Kështu deklaroi përfaqësuesja e Komisariatit të Lartë për Azil të Kombeve të Bashkuara, Monika Sandri, në një intervistë për MIA-n, me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. Prej këtyre kërkesave për azil vitin e kaluar janë pranuar vetëm dy, ndërsa këtë vit ende asnjë. Megjithatë, ajo siç thotë e përkrah përmirësimin e kushteve për refugjatë në vendin tonë.

Marketing

“Që të mundësohet inkluzivitet i refugjatëve, Komesariati i lartë për azil të Kombeve të Bashkuara, e mbështet shtetin në përmirësimin e cilësisë së azilit, ndërtimin e sistemit për hyrje bazuar në parimin e mbrojtjes, çrrënjosjen e pashtetësisë, përmirësimin e kornizës ligjore dhe realizimin e saj, si dhe përforcimin e përgatitjeve dhe përgjigjja ndaj tyre, me qëllim që të parandalohen krizat”, theksoi Monika Sandri, përfaqësuese e Komisariatit të lartë për azil të Kombeve të Bashkuara.

Avokati i Popullit i bashkohet apelit të Komisariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara për nevojën e përfshirjes më të madhe të kësaj kategorie personash, veçanërisht në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe sportit.

“Avokati i Popullit si Institucion nacional për të drejtat e njeriut vazhdimisht monitoron trajtimin e migrantëve dhe refugjatëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shpesh herë i vë në dukje sfidat me të cilat përballen këta persona në qasjen pranë shërbimeve shëndetësore dhe arsimit për fëmijët e tyre”.

Avokati i Popullit me rastin e Ditës së Refugjatëve të këtij viti u rekomandon autoriteteve për respektimin e plotë të të drejtave të këtyre personave dhe krijimin e politikave që do të kontribuojnë në integrimin e tyre të plotë në komunitet, duke e ruajtur dinjitetin e tyre dhe duke ua kthyer ndjenjën e sigurisë.

Përndryshe, në nivel global, ka rritje për 4% të numrit të personave që janë të detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre, me çka numri prej 79.5 milionë sa ka qenë në vitin 2019, në vitin 2020 ky numër ka shkuar në 82.4%. Ndërsa, përqindja më e madhe e këtyre personave, vijnë nga Siria.