Në mes të koronavirusit, rritet rreziku nga fruthi

Fruthi mund të rrezikojë shpërthimin gjatë pandemisë së koronavirusit sikurse kanë bërë me dije zyrtarët, pasi programi i vaksinimit në disa vende është anuluar. Sipas Unicef janë 117 milionë fëmijë në 37 vende të botës, që mund të mos vaksinohen në kohë. Shifrat e të prekurve janë rritur në vendet europiane ku kryerja e vaksinës MMR ka qenë e ulët. Britania e Madhe e ka humbur statusin e saj si një vend pa fruth, për shkak të rritjes së rasteve të infeksionit të rrezikshëm, shkruan BBC.

Marketing

Sëmundja, që shkakton kollë, skuqje dhe temperaturë mund të parandalohet nga marrja e dy dozave të vaksinës MMR.

OBSH bëri me dije se vendet që nuk kanë raste aktive të fruthit mund ta shtyjnë fushatën e vaksinimit nëse është e nevojshme. Jane 24 vende, të cilat në fakt kanë një numër të konsiderueshëm rastesh me fruth dhe e kanë shtyrë kryerjen e vaksinës.

Unicef ka bërë thirrje që pavarësisht masave shtrënguese vaksina të kryhet tek fëmijët e vegjël, të cilët janë edhe më të rrezikuarit. Zëdhënësja e Unicef, Joanna Rea shtoi: “Ndërperja e vaksinimit rutinë do të rreiste rrezikun e infektimit të fëmijëve duke çuar më shumë ngarkesë në sistemin shëndetësor dhe duke rritur rrezikun e një pandemie të dytë nga një sëmundje infektuese”.

Marketing