Në moshën 35 vjeçare, Quagliarella barazon rekordin e legjendës Batistuta

Ylli i Sampdorias, Fabio Quagliarella, në moshën 35 vjeçare, ia doli që të barazojë rekordin e legjendës Gabriel Batistuta.
Sulmuesi i Sampdorias po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë edicion, dhe ka arritur që të shënoj në 11 ndeshje radhazi në Serie A.

Marketing

Kjo gjë nuk ishte arritur që nga sezoni 1994/95, kur Batistuta në fanellën e Fiorentinës bëri një gjë të tillë, shkruan “Football Italia”.

Për të barazuar këtë rekord, Quagliarella u përkujdes që të shënonte këtë pasdite në ndeshjen kundër Udinese.

Gjatë këtyre 11 ndeshjeve, sulmuesi 35 vjeçar ka shënuar plot 13 gola.

Marketing