Në parkun e Gazi Babës me biçikleta, qytetaët mposhtin politikanët në basketboll

Në Ditën ndërkombëtare pa automobila në qytetin e Shkupit mund të shihen më shumë vetura se sa biçikleta. Një pjesë e qytetarëve dashamirës të biçikletave u mblodhën në parkun e Gazi Babës. Prej tyre kishte edhe politikanë. Por një pjesë e tyre kishin ardhur me vetura. I pyetëm a shkojnë në punë me biçikleta?

Marketing

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu premtoi se me planin e ri është planifikuar ndërtimi i shtigjeve për biçikleta që do lidhin me komunat tjera. Ai sot në ngjarje kishte ardhur me veturë.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës Boris Gjorgjievski tha se nuk mund të shkoj në punë me biçikletë por atë e praktikon gjatë vikendeve.

Ndryshe në parkun e Gazi Babës u mbajt një lojë basketbolli mes politikanëve dhe qytetarëve. Lojë më të mirë treguan qytetarët duke i mposhtur politikanët me rezultat 11 me 8.

Marketing