Kuvendi grek ka filluar të diskutojë në Seancë plenare për Marrëveshjen e Prespës. Votimi do të bëhet nesër deri në mesnatë.

Qeveria e kryeministrit Aleksis Ciprasit do të përpiqet që të sigurojë shumicë absolute prej 151 votash për ratifikim të Marrëveshjes.

Por opozita e udhëhequr nga kryetari i Demokracisë së Re Kirijakos Micotakis, vazhdon që të kundërshtojë ashpër ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Ata për sot dhe nesër kanë paralajmëruar protesta tjera, ndërsa kanë kërkuar nga qytetarët, punonjësit shtetëror dhe bizneset që të mos punojnë por të protestojnë.

Kryeministri Cipras, pas marrjes së Votëbesimit nga Kuvendi, ka pasur paralajmërime se do të ketë mbështetje edhe nga disa deputet tjerë të opozitës.