Në pikat kufitare jepen afishe ngjitëse NMK për targat e veturave

Në pajtueshmëri me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, prej sot në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çdo mjet motorik që kalon kufirin jepen edhe afishe ngjitëse me shkurtesën e emrit të ri të shtetit NMK (North Macedonia).

Marketing

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sipas obligimave që dalin po nga Marrëveshja me Greqinë është e obliguar që brenda katër muajve të filloi me dhënien e targave për makina me shkurtesën e emrit të ri të shtetit.

Për momentin ende nuk ka informacion se në llogari të kujt do të bëhet ndryshimi i targave, do të paguajnë qytetarët vet, apo shpenzimet do të mbulohen nga arka e shtetit.

Marketing