Në pjesën më të madhe të shtetit temperaturat e mëngjesit nën zero

Më ftohtë sot në mëngjes është në Berovë ku janë shënuar -9 gradë Celsius, ndërsa nën zero janë temperaturat edhe në pjesën më të madhe të vendit, përveç në Pretor dhe Gjevgjeli.

Marketing

Sipas informacioneve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, sot në mëngjes në vendet më të larta është kthjellët, vetëm në Kriva Pallankë fryen erë me intensitet përkohësisht mesatar. Mjegull ka në disa pjesë së Shkupit, Demir Kapisë, Manastirit dhe në Strumicë.

Gjatë ditës pritet mot me diell me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët kryesisht veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup, në mëngjes është me mjegull dhe ftohtë, ndërsa pasdite me erë të dobët veriore. Temperatura do të arrijë 9 gradë Celsius.

Marketing