Në platformën Eduino janë në dispozicion të gjitha materialet edukative për fëmijë nga mosha 3 në 6 vjet

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëri të ditur se është në funksion pjesa për arsim parashkollor në platformën kombëtare për e-mësim EDUINO, e cila është e hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Byronë për Zhvillim të Arsimit, UNICEF-it dhe me partnerët e tjerë.

Marketing

“EDUINO është platformë edukative dedikuar për të gjithë edukatorët dhe prindërit në të cilën mund të gjenden, shfrytëzohen dhe ndërmerren materiale, lojëra dhe aktivitete për fëmijët të moshës nga 3 deri në 6 vjet. Platforma siguron përmbajtje përkatëse për mësim bazuar në lojëra në institucionet edukativo-arsimore – kopshte/qendra për zhvillim të hershëm të fëmijës, si dhe në shtëpinë e prindërve me prindërit që të sigurohet edukim dhe zbavitje cilësore për më të rinjtë. Kjo platformë ofron video me përmbajtje të përpunuara edukativo-arsimore për fëmijët të moshës parashkollor prej 3 deri në 6 vjet. Videot janë në kohëzgjatje prej 15 minutave dhe janë të shoqëruara me prezantim dhe rrëfim/shpjegim nga edukator. Deri më tani janë vendosur mbi 150 video në gjuhën shqipe dhe maqedonase”. bëri të ditur MPPS-ja.

Në të ardhmen, të gjithë edukatorët dhe prindërit në këtë platformë do të mund të gjejnë dhe ndërmarrin materiale, lojëra dhe aktivitete të përgatitura për shfrytëzim për fëmijë të moshës prej 3 deri në 6 vjet.

Platforma digjitale me video materiale de aktivitete për mësim përmes lojës është në dispozicion në www.eduino.gov.mk.

Marketing